Vdes një person nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vdes një person nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronika November 19, 2025 - 09:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit, një person ka vdekur dhe një është lënduar, transmeton Zeri.info.

Vetaksidenti saktësisht ka ndodhur në kilometrin 32 të autostradës drejtimi Prizren-Gjurgjicë, ku ka qenë e përfshirë një veturë civile me targa vendore.

“Si pasojë një mashkull kosovar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri