Nëna me tre fëmijët e saj përfshihen në një përleshje fizike në Prishtinë

Nëna me tre fëmijët e saj përfshihen në një përleshje fizike në Prishtinë

Kronika November 19, 2025 - 10:10

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë.

Policia ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në një përleshje nëna së bashku me tre fëmijët e saj (dy djem dhe vajza).

“Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa nëna dhe vajza janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri