Tre të lënduar nga djegia e një objekti banesor në Fushë-Kosovë

Tre të lënduar nga djegia e një objekti banesor në Fushë-Kosovë

Kronika November 19, 2025 - 10:26

Tre persona janë lënduar si pasojë e zjarrit të shkaktuar në një objekt banesor në rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Fushë-Kosovë.

Kështu ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot, rreth orës 08:00, Policia ka pranuar informatën për një zjarr aktiv në një objekt banesor në rrugën ‘Shtjefën Gjeçovi’ në Fushë-Kosovë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor emergjent. Sipas të dhënave fillestare, tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka treguar Borovci.

Tutje, ai ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar, ndërsa hetimet për shkaqet e tij janë në vijim. /Zëri