Babai nga Peja e raporton vajzën e tij si të zhdukur

Babai nga Peja e raporton vajzën e tij si të zhdukur

Kronika November 20, 2025 - 09:44

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Pejë.

Rasti u raportua nga babai i të miturës, më datë 19.11.2025, rreth orës 01:00, raporton Zeri.info.

“Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë. /Zëri

Raporti i plotë:

Person i zhdukur

Rr. “Bajram Gashi”, Pejë, 19.11.2025 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.