Kapen 120 kg drogë në një autobus në rajonin e Prishtinës, arrestohet shoferi

Kapen 120 kg drogë në një autobus në rajonin e Prishtinës, arrestohet shoferi

Kronika November 21, 2025 - 11:56

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është arrestuar B.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I dyshuari B. K. është ndaluar në rajonin e Prishtinës dhe në autobusin që po e drejtonte i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri

Image

Image