Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, humb jetën i riu

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, humb jetën i riu

Kronika November 21, 2025 - 23:46

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin Milot–Kalimash, pranë Rrëshenit, automjeti është përplasur fillimisht me një kamion i drejtuar nga N. I., dhe më pas me një kamion-trailer që drejtohej nga V.G.

Nga përplasja e rëndë ka humbur jetën E. B.24 vjeç, banues në Rrubik, i cili udhëtonte me automjetin e tij. kurse drejtuesi i kamion-trailerit, është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.

Aksidenti ka bllokuar të gjithë qarkullimin në Rrugën e Kombit, duke detyruar devijimin e automjeteve drejt rrugës së vjetër Rubik–Rrëshen.

Qindra qytetarë kanë mbetur në trafik, ndërsa përdorues të rrugës raportojnë mungesë menaxhimi dhe situatë të kaotike.

Ndërkohë, efektivët e Policisë Rrugore kanë penguar gazetarët të afrohen në vendngjarje për të kryer detyrën. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit të rëndë. /tch