Konfiskohet një pistoletë me 72 fishekë në Rugovë të Pejës
Foto: Ilustrim

Konfiskohet një pistoletë me 72 fishekë në Rugovë të Pejës

Kronika November 23, 2025 - 09:03

Një person është arrestuar në Rugovë të Pejës, pasi te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë dhe 72 copë fishekë.

Siç ka informuar Policia përmes raportit ditor, rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.