Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, tentohet të grabitet furgoni që transportonte para

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, tentohet të grabitet furgoni që transportonte para

Kronika November 24, 2025 - 15:39

Mesditën e së hënës ka ndodhur një tentim grabitje e armatosur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.

Pllana ka thënë se rasti dyshohet që ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

Tutje ai ka bërë të ditur se Policia është në kërkim të të dyshuarve.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen 'Bregu i Diellit' në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka treguar Pllana. /Zëri