Detaje të reja nga Prokuroria lidhur me tentim grabitjen në Prishtinë
Kronika
November 24, 2025 - 16:41
Mesditën e së hënës ka ndodhur një tentim grabitje e armatosur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Kaltrina Shala ka dhënë detaje për “Zërin”.
Shala njofton se të dyshuarit e kësaj ngjarjeje ndodhen ende në arrati dhe se njësitet relevante janë duke i marrë të gjitha masat e nevojshme për arrestimin e tyre.
“Ju njoftojmë, se ne lagjen Breg te Diellit ka ndodhur nje grabitje ne tentative dhe kryersit ende ndodhen ne arrati. Prokurori i shtetit se bashku ne njesitet e tjera relevante jane duke i ndermarr te gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore per arrestimin e personave te dyshuar”, thekson Shala në përgjigje për “Zërin”.