Gjenden mbetje mortore në Pejë e Prizren
Kronika
November 24, 2025 - 19:20
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë zhvilluar gërmime në regjionin e Pejës dhe të Prizrenit, ku janë gjetur mbetje mortore.
Sipas KQPZH-së, këto mbetje potencialisht u përkasin viktimave të luftës së fudit në Kosovë dhe personave që ende figurojnë në listën e të zhdukurve.
“Proceset e verifikimit dhe ekzaminimit mjekoligjorë do të vazhdojnë në përputhje me procedurat ligjore dhe profesionale, me qëllim të përcaktimit të identitetit të mundshëm të viktimave dhe ndriçimit të fatit të tyre.
Pas konfirmimit dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së, familjarët do të njoftohen zyrtarisht nga Komisioni, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim. /Zëri