Gjakovarja dyshohet se u keqtrajtua nga i fejuari i saj
Kronika
November 27, 2025 - 09:49
Një grua në Gjakovë dyshohet se është keqtrajtuar nga i fejuari i saj, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Dhunë në familje
Gjakovë, 26.11.2025 – 00:40. Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar nga i fejuari i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri