Arrestohen dy të dyshuar për dy raste të ndara të dhunimit

Arrestohen dy të dyshuar për dy raste të ndara të dhunimit

Kronika December 03, 2025 - 09:54

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur më datën 01.12.2025, rreth orës 13:00, në Mitrovicë, raporton Zeri.info.

“Mitrovicë, 01.12.2025 - 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Edhe në Malishevë Policia ka arrestuar një person, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më datën 02.12.2025 në Malishevë, raporton Zeri.info.

“Malishevë NN. 02.12.2025. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri