Arrestohen dy persona në Vushtrri, vodhën cigare në një market
Kronika
December 03, 2025 - 10:05
Policia në Vushtrri ka arrestuar dy të dyshuar, pasi me forcë kishin depërtuar brenda një marketi, ku nga aty kishin marr cigare të llojeve të ndryshme.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më 18.11.2025, rreth orës 04:06, në Vushtrri, raporton Zeri.info.
“Vushtrri 18.11.2025 - 04:06. Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi më datën e lartcekur kishin depërtuar me forcë brenda një marketi dhe nga aty kishin arrit të marrin cigare të llojeve të ndryshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri