Rrihen katër persona mes vete në Klinë - dy arrestohen, një bëhet për spital
Katër persona janë rrahur mes vete në Klinë të Pejës, pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas njoftimit për media nga Policia, të dyshuarit ,të cilët më pas janë ndaluar, janë punëtorë të një kompanie.
Njëri prej tyre është dërguar në QKFM në Klinë për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të rënda.
“Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet e Stacionit Policor në Klinë dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, dy nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, me datën 02.12.2025, rreth orës 10:55, është njoftuar për një rrahje e cila ka ndodhur në rrugën “Drini i Bardhë” në Klinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është kuptuar se pas një rrahje në mes veti katër persona (punëtorë të një kompanie), si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ku të njëjtit janë dërguar në QKMF-Klinë për trajtim mjekësor.
Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet e Stacionit Policor në Klinë dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, dy (2) nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy (2) të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri