Ndalohen rreth 900 artikuj të padeklaruar në Vërmicë

Ndalohen rreth 900 artikuj të padeklaruar në Vërmicë

Kronika December 03, 2025 - 15:16

Në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat ishin të vendosura në pako të ndryshme, në bagazh dhe në ulëset e pasme të veturës.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se mallrat përfshinin çanta krahu për femra dhe pantallona për meshkuj, rreth 900 copë gjithsej, për të cilat pala nuk kishte paraqitur faturë apo ndonjë dokument tjetër përcjellës.

“Ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas KDAK-së, ndërsa malli është ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse”

“Dogana e Kosovës vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kryerjen e kontrolleve në pikat kufitare, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit”, thuhet në njoftim. /Zëri