Prangoset një të dyshuar për vjedhje në Obiliq, një tjetër në kërkim
Kronika
December 05, 2025 - 19:50
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se, rasti ka ndodhur me datën 28.11.2025 në Obiliq, saktësisht në një pompë derivatesh.
“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar. Prej të cilëve njëri është arrestuar”, thuhet në njoftim.
Ndaj personit të arrestuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka qenë i përfshirë në rastin e vjedhjes së rëndë, janë kryer veprimet e nevojshme procedurale, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.
“Ndërkohë që personi i dytë i dyshuar po për të njëjtin rast, është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.