Zhduken dy persona, në Prishtinë e Skenderaj
Kronika
December 08, 2025 - 09:22
Policia e Kosovës ka raportuar zhdukjen e dy personave në vend.
Një burrë nga Prishtina është larguar nga shtëpia të shtunën dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.
Po ashtu, një grua nga Skenderaj është raportuar e zhdukur pasi ka dalë nga shtëpia të njëjtën ditë dhe nuk është kthyer ende.
Policia përmes raportit ditor nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet.