Bie nga lartësia ku ishte duke punuar, vdes një person në Pejë
Kronika
December 10, 2025 - 09:27
Një person ka vdekur të martën në fshatin Graboc të Pejës.
Policia ka njoftuar se viktima mashkull derisa deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri