Të shtëna armësh në Vushtrri, prangoset një person
Kronika
December 12, 2025 - 09:54
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në një fshat të Vushtrrisë.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:00 në Vushtrri, raporton Zeri.info.
“Pas veprimeve hetimore është identifikuar edhe personi i dyshuar, i cili është arrestuar dhe te i cili është gjetur një armë gjysmëautomatike, e cila është sekuestruar në cilësi të provave materiale. Pas intervistimit dhe procedurave të tjera ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo përdorim i paautorizuar i armës’ dhe ‘Përdorim i armës’, ndërsa i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Zëri