Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Kronika December 13, 2025 - 08:55

Një grua është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme , rreth orës 15:00, në rrugën “Ismet Jashari”, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Rr. Ismet Jashari, Prishtinë 12.12.2025 – 15:00. Raportohet se është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”m thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri