Vrasje në tentativë në Gjilan, arrestohet i mituri
Foto: Laura Hasani

Vrasje në tentativë në Gjilan, arrestohet i mituri

Kronika December 13, 2025 - 09:04

Një i mitur është arrestuar nga Policia në Gjilan, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë dy persona të tjerë, po ashtu të mitur, pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:26, në rrugën “Sadik Sadiku” në Gjilan, raporton Zeri.info.

“Si pasojë e sulmit, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë liruar.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore për të kryer hetimet e nevojshme. I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri