Aksident trafiku mes tri veturave në  autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

Aksident trafiku mes tri veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

Kronika December 13, 2025 - 10:21

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas informacioneve të klankosova, aksidenti ka ndodhur afër vendit ku dje ndodhi një aksident tragjik me ç’rast humbën jetën dy gra, shtetase të Shqipërisë.

Në këtë aksident dyshohet se të përfshira janë tri automjete.

Kjo zonë është kthyer në rrezik për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur disa muaj më parë dhe ende nuk është pastruar.

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 27-të, drejtimi Suharekë-Duhël.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai bëri të ditur se na aksident janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.

Derisa njoftoi se Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me procedurat.