Vodhi telefon, laptop, këpucë e çanta, arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë
Foto: Zëri / Ilustrim

Vodhi telefon, laptop, këpucë e çanta, arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë

Kronika December 14, 2025 - 08:51

Një person, shtetas i huaj, është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin ditor të saj, i dyshuari në një lokal ka vjedhur një telefon, një laptop, 18 palë këpucë, 5 çanta dhe 15 shishe alkooli.

“Prishtinë / 12-13.12.2025 – 20:00-07:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka vjedhur në një lokal një telefon, një llap top, 18 palë këpucë, 5 çanta, 15 shishe alkooli. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.