Zhduket një e mitur në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Zhduket një e mitur në Prishtinë

Kronika December 14, 2025 - 09:14

Një vajzë e mitur është raportuar si e zhdukur në Prishtinë.

Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj, e cila kishte bërë të ditur se vajza e saj është larguar nga shtëpia pasditen e së shtunës.

Policia e Kosovës në raportin ditor njofton se ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e të miturës së zhdukur por rasti është duke u hetuar.

“Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë / 12.12.2025 – 17:00. Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri