Polici dyshohet se vdiq para se të ndodhte aksidenti, pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku viktima është një zyrtar policor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, ka thënë për “Zërin” se polici dyshohet se ka vdekur para se të ndodhte aksidenti.
“Sot rreth orës 06:30, në rrugën ‘Zagrebi’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, u shpreh Pllana.
“Indeksonline” ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes: