Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Prizren
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit pasdites e sotme në fshatin Nashec të Prizrenit.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Bytyqi ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar një armë me dy karikator.
Sipas policisë, lidhur me këtë ngjarje, është njoftuar edhe Prokurori Publik i Shtetit.
“Sot me datën 16.12.2025 rreth orës 12:37 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një person të plagosur me armë zjarri në fsh Nashec të Prizrenit. Patrulla policore menjëherë i është përgjigjur informatës ku ka menagjuar me vendin e ngjarjes. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjeksore nga urgjenca dhe i njejti është hospitalizuar për mjekim në spitalit rajonal të Prizrenit. I njëjti sipas mjekeve për momentin është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari lidhur me rastin është arrestuar dhe lidhur me këtë rast është sekuestruar një armë me dy karikator. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit dhe në bashkërendim me prokurorin e shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Bytyqi.