Pushteti i ri i Mitrovicës V. nis ndërrimin e karrigeve në sallën e sportit me ato të flamurit serb – ndërhyn policia
Kronika
December 16, 2025 - 19:22
Policia e Kosovës ka ndërhyrë të martën në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, duke ndaluar zyrtarët komunalë që të largojnë karriget me ngjyra që simbolizojnë qytetin e Mitrovicës dhe t’i zëvendësojnë ato me karrige që simbolizojnë flamurin e Serbisë.
Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se policia ka reaguar pas pranimit të informatave për zhvillimin e punimeve në sallën e sporteve.
“Sot në orët e pasditës policia ka pranuar informacion se po zhvillohen punime në sallën e sporteve në Mitrovicë të Veriut. Ne kemi shkuar aty për t’u njoftuar me situatën dhe çdo gjë është sqaruar. Nuk ka ndonjë problem për të theksuar”, ka deklaruar Elshani.