Arrestohet 23-vjeçari, dyshohet për djegien e një veture në Lipjan
Një 23-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ishte përfshirë në rastin e djegies së një veture në shtator të këtij viti, shkruan “Zëri”.
Sipas njoftimit të Policisë, 23-vjeçari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Po ashtu Policia bën të ditur se lidhur me këtë rast më herët ishin arrestuar edhe tre të tjerë të dyshuar.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë kanë arrestuar një person për veprën penale “Zjarrvënie”, të ndodhur më datën17.09.2025, në Lipjan, me ç’rast një veturë ishte përfshirë nga zjarri.
Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga hetuesit policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit;
• H.K., 23 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rast.
I arrestuar me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit e fazave të mëtejme të procesit hetimor.
Për këtë rast policia më parë kishte arrestuar edhe tre persona të tjerë. /Zëri