Gjendet i vdekur një person në Prizren, Policia nis hetimet
Kronika
December 18, 2025 - 10:28
Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren paraditen e së mërkurës, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, përderisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Policia bën të ditur se tashmë është duke e hetuar këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim i vdekjes
Prizren / 17.12.2025 – 11:50. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri