Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri të luftës
Foto: Laura Hasani / Ilustrim

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri të luftës

Kronika December 18, 2025 - 10:34

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë policore nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë realizuar një urdhëresë, ku gjatë gërmimit (eksumimit) kanë gjetur mbetje eshtërore, që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës në Kosovë, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor, mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekoligjore.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Person i zhdukur

Rahovec / 1998–1999. Njësitë policore nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore kanë realizuar një urdhëresë, ku gjatë gërmimit (eksumimit) kanë gjetur mbetje eshtërore, që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës në Kosovë. Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime mjekoligjore. /Zëri