Një person u pa duke ndezur zjarre, dëmtohen pesë vetura në Prishtinë

Një person u pa duke ndezur zjarre, dëmtohen pesë vetura në Prishtinë

Kronika December 20, 2025 - 08:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë dëmtuar pesë vetura pasi është vërejtur një person duke ndezë zjarre.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, të premten.

“Është raportuar se një person i panjohur i cili është vërejtur se kishte ndezur zjarre dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar pesë vetura”, thuhet në raport.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.