Grabitje në tentativë në Medvec të Lipjanit
Kronika
December 20, 2025 - 15:58
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në tentativë në Medvec të Lipjanit.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 18:40 në Lipjan..
“Ankuesi mashkull kosovar, kishte vërejtur një person me një shall mbi kokë dhe sëpatë në dorë, i cili kishte kërkuar nga viktima t’ia dorëzojë të gjitha të hollat që i kishte, mirëpo viktima kishte arrit të largohej nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.