Arrestohen gjashtë persona në Shtërpcë për lojëra fati
Foto: Laura Hasani

Arrestohen gjashtë persona në Shtërpcë për lojëra fati

Kronika December 21, 2025 - 11:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një lokali në Shtërpcë janë hasur disa persona duke zhvilluar lojëra të fatit të paligjshme.

Po ashtu te njëri nga këta persona është gjetur edhe substancë e dyshuar narkotike, raporton Zeri.info.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe me vendim të prokurorit, 6 persona janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se ndaj tyre është inicuar rasti për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe i lojërave të fatit të paligjshme” dhe “Mbajtja e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope ose analoge”. /Zëri