Plagoset një person në Ferizaj

Plagoset një person në Ferizaj

Kronika December 22, 2025 - 08:57

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë mbrëmë në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, viktima është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është i njohur për policinë, por akoma nuk është arrestuar, transmeton Zeri.info.

Raporti i plotë:

Ferizaj / 21.12.2025 – 23:43. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur, pasi në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë me armë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për Policinë) është në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.