Dy persona në Pejë nën kërcënimin e thikës grabisin një shumë parash nga një lokal

Dy persona në Pejë nën kërcënimin e thikës grabisin një shumë parash nga një lokal

Kronika December 22, 2025 - 09:00

Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Pejë.

Atje ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në lokalin ku ishte duke punuar kanë hyrë dy persona të dyshuar, të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një kuti, në të cilën ishte një shumë e konsiderueshme të hollash.

“Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri