Leonard Ademaj: Sot u dëshmua se vrasja e Liridonës ishte e organizuar
Foto: Laura Hasani

Leonard Ademaj: Sot u dëshmua se vrasja e Liridonës ishte e organizuar

Kronika December 22, 2025 - 12:48

Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, Leonardi, ka folur pas seancës së sotme, ku tha se sot u dëshmua se vrasja e saj ishte e planifikuar.

Sipas tij, ajo që u pa sot qartëson mirë se Naim Murseli bashkë me dy të akuzuarit e tjerë janë organizatorë të vrasjes së saj, transmeton Zeri.info.

“Ajo çfarë pamë sot në ato pamje e qartëson mirë se Naimi bashkë me Kushtrimin janë organizatorët kryesorë të vrasjes, ndërsa vrasësi i motrës sime është Granit Plava. Ajo çfarë na brengosi sot ishte moslejimi i elaborimit të provave nga ana jonë, pra elaborimi i provave për ne është jetësore, sepse e qartëson edhe më mirë rolin kyç të Kushtrim Kokallës, bashkëpunimin me Naimin në rrugëtimin e tyre. Ne do të kërkojmë nga gjykata përsëri t’i elaborojmë provat, sepse është jetike”, ka thënë Ademaj para mediave. /Zëri