Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një person

Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një person

Kronika December 22, 2025 - 14:51

Operacioni policor në Pejë ka përfunduar dhe është arrestuar një person.

Prokuroria ka njoftuar se është arrestuar i pandehuri R.H., siç edhe ishte planifikuar, në bazë të urdhrit të kontrollit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: “Krim i organizuar” lidhur me veprën penale “Rrëmbimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Aksioni i sotëm, në të cilin kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, është rezultat i një procesi hetimor mbi dyshimet për rrëmbimin e një personi, rast i cili kishte ndodhur në vitin 2021”.

“Lidhur me këtë rast, një tjetër i dyshuar ndodhet në paraburgim. Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit janë siguruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri