Plagoset një person në Pejë, dërgohet në QKUK
Kronika
December 22, 2025 - 15:27
Një person është plagosur me armë zjarri sot në Pejë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjendja e pacientit është stabilizuar dhe është transferuar për trajtim në QKUK, transmeton Zeri.info.
“Një pacient ka ardhur sot i plagosur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Pacienti është stabilizuar nga ekipi mjekësor dhe, pas vlerësimit profesional, është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë. Transferimi është realizuar sipas protokolleve mjekësore, në bashkëpunim me shërbimet përkatëse emergjente, me qëllim ofrimin e kujdesit shëndetësor sa më adekuat për pacientin”, thuhet në njoftim. /Zëri