Deklaroi rrejshëm që zyrtarë të ARBK-së i kishin kërkuar ryshfet, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Kronika
December 23, 2025 - 09:52
Një person është arrestuar pasi kishte deklaruar rrejshëm që zyrtarë të Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) i kishin kërkuar ryshfet.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 12:40, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 22.12.2025 - 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte deklaruar rrejshëm që zyrtarë të ARBK-së i kishin kërkuar ryshfet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë. /Zëri