13-vjeçarja përdhunohet nga të miturit në Selanik të Greqisë, mes tyre edhe tre shqiptarë

13-vjeçarja përdhunohet nga të miturit në Selanik të Greqisë, mes tyre edhe tre shqiptarë

Kronika December 24, 2025 - 08:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 13-vjeçare është përdhunuar disa herë në grup, një grup të miturish.

Mediat greke raportojnë se për 13-vjeçaren nga Filipinet makthi ka nisur që në muajin shkurt dhe zgjati deri në prill, ndërsa aktet e rënda u filmuan dhe ndanë në rrjetet sociale.

Grupi i të miturve që abuzuan ishin gjashtë, mes të cilëve edhe tre shqiptarë.

Autorët do të përballen me akuzat për veprat penale të përdhunimit, akteve seksuale me ose para të miturve, pornografisë për hakmarrje, pornografisë me fëmijë dhe shkeljes së Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.