Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e një personi, i kërkuar për tentativë vrasjeje

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e një personi, i kërkuar për tentativë vrasjeje

Kronika December 24, 2025 - 13:37

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vepër të rëndë penale.

Sipas njoftimit zyrtar, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në përputhje me ligjin, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat shoqëruese të personit të kërkuar.

Personi i kërkuar është:

· Brendon (Hamdi) Ajazaj, i lindur më 19.10.2005, në Gjermani.

I dyshuari kërkohet në lidhje me veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që, nëse kanë çfarëdo informacioni për vendndodhjen e personit të dyshuar në fotografinë e publikuar, ta njoftojnë menjëherë Policinë ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Kontaktet zyrtare të Policisë së Kosovës:

· 192 dhe 0800 19 999 (pa pagesë)

· 039 432 327 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë

· e-mail: [email protected].

Policia garanton se çdo informacion i ofruar nga qytetarët do të trajtohet me konfidencialitet të plotë. /Zëri