Gjendet në Prishtinë vetura e kërkuar nga autoritetet suedeze, arrestohet një person
Kronika
December 24, 2025 - 17:36
Të mërkurën, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve në Kryeqytet kanë realizuar sot një operacion policor, ku është arrestuar një person.
Bëhet e ditur se gjatë operacionit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtarë nga autoritetet suedeze, shkruan Zeri.info.
Përveç, veturës gjatë kontrollit janë gjetur e sekuestruar dy armë zjarri, si dhe municion.
“Ndaj personit të dyshuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast penal për veprën ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në komunikatë. /Zëri