Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë

Kronika December 25, 2025 - 08:52

Shtatë vetura janë thyer në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë, brenda të cilave janë vjedhur sende të ndryshime, kryesisht vegla pune.

Sipas Policisë, lidhur me rastin njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjërave të raportuara të vjedhura.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.