Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Jugut
Kronika
December 27, 2025 - 08:32
Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se një person është gjendur pa shenja jete, në Mitrovicë të Jugut.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “ Miran Hajra” në Mitrovicë të Jugut. raporton Zeri.info.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri