Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet një person në veri
Foto: Ilustrim

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet një person në veri

Kronika December 27, 2025 - 08:38

Një person në Mitrovicë të Veriut është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:10., në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut, raporton Zeri.info.

"Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri