Tentoi të jepte ryshfet, përfundon në pranga shtetasi i Shqipërisë
Kronika
December 27, 2025 - 08:45
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në dokumente që duhej të dorëzohen për kontroll (në kabinë) i kishte futur një kartëmonedhë prej 500 lek.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:30 në Vermicë, raporton Zeri.info.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri