Malishevë: Shoqërohen në Polici dy persona, kanosën një mërgimtar sa ishte duke vozitur
Foto: Laura Hasani

Malishevë: Shoqërohen në Polici dy persona, kanosën një mërgimtar sa ishte duke vozitur

Kronika December 27, 2025 - 08:55

Një person ka raportuar në Polici se derisa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij me targa të Austrisë, një veturë në vazhdimësi i ka bllokuar rrugën ku ndër kohë nga vetura kanë dalë katër persona të cilët kanë tentuar ta sulmojnë.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 25.12.2025 rreth orës 22:40, në fshatin Balincë të Malishevës, raporton Zeri.info.

“Ankuesi ka arrit të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa lidhur me rasti janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri