Hajnat vjedhin para e stoli ari në një shtëpi në Suharekë
Kronika
December 27, 2025 - 08:57
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:30 në fshatin Dubravë të Suharekës, raporton Zeri.info.
"Fsh. Dubravë, Suharekë 26.12.2025-17:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme rreth dhe stoli ari. Rasti nën hetime", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri