Një person i maskuar e nën kërcënimin e armës grabit recepsionistin në Çagllavicë
Foto: Ilustrim

Një person i maskuar e nën kërcënimin e armës grabit recepsionistin në Çagllavicë

Kronika December 27, 2025 - 09:10

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të grabitjes në rrugën Çagllavicë-Llapnasellë.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 05:10 në rrugën “Çagllavicë-Llapnasellë”m raporton Zeri.info.

“Rr. Çagllavicë-Llapnasellë 26.12.2025-05:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është në hetim. /Zëri