Prangoset i dyshuari me probleme mendore, kanosi me sëpatë zyrtarët komunalë në Shtime
Foto: Laura Hasani

Prangoset i dyshuari me probleme mendore, kanosi me sëpatë zyrtarët komunalë në Shtime

Kronika December 27, 2025 - 09:23

Një person është arrestuar dje në Shtime, pasi dyshohet se me sëpatë ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas ka kanosur zyrtarët komunalë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 08:10, në Objektin e Komunës në Shtime, raporton Zeri.info.

"Objekti i Komunës, Shtime 26.12.2025-08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), pasi që me sopat ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas i ka kanosur zyrtarët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri